Në përpjekje për t'u dukur akoma më keq në sytë e njërëzve, Martin Shkreli tashmë ka kërkuar të drejtat eksluzive të albumit të ri të Kanye West.
Shqiptari i cili u bë i famshëm pasi ngriti në stratosferë çmimin e një ilaçi që ndihmonte të sëmurët me kancer dhe Sida, ka shfrytëzuar këtë të enjte Twitter për ti ofruar 10 milionë dollarë West dhe menaxherëve të tij për të drejtat e albumit "The Life of Pablo", i cili po mbrëmë u prezantua në versionin audio gjatë sfilatës "Yeezy Season 3". Siç mund ta imagjinoni ky fakt ka acaruar shumë fansa të reperit nëpër botë, pasi nëse oferta merret në konsideratë atëherë dalja në treg e albumit do të vonojë. Eshtë intersante se si Martin Shkreli ka zgjedhur pikërisht Kanye West, një personazh që identifikohet me gjërat e pakuptimta që shkruan në internet!