Agim Agushi, rekordmeni kosovar i njohur për mbajtjen e topit me kokë ka thyer rekordin Guinness i cili është mbajtur në Kosovë. Agushi e ka mbajtur topin në kokë me tundje për 4 orë, 2 min e 01 sekonda, duke qëndruar i ulur gjatë gjithë kësaj kohe pa lëvizur. I ftuar në emisione të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë ai ka treguar për çmimet e shumta që ka marrë nga konkurse të mëdha botërore. Më tej ai ka treguar se mbështetje të madhe ka gjetur nga federatat e huaja pasi në Shqipëri dhe Kosovë këto sporte nuk vlerësohen. Mbajtja e topit me kokë ka qenë më shumë një pasion për të pasi ai me profesion është mësues matematike, por mësimdhënien e ka lënë pas dore sepse është i është përkushtuar me shpirt pasionit të tij.