INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shqiptar rrëfen se shkaku, që ai të trafikonte drogë ishte i ati…

Një shqiptar rrëfen se shkaku, që ai të trafikonte drogë ishte i ati…

Publikuar më: 10:53 24-05-2016

Një shtetas shqiptar në Itali, i akuzuar se ka tregëtuar lëndë narkotike, ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë se përse ai nisi këtë rrugë.
Ai ka thënë se në vitin 2012 kishte shkuar në Itali me babanë e tij, i cili vuante nga zemra, por mjekët në Teramo e vizituan dhe vendosën që ai duhet të operohej. Për të marrë këtë shërbim sipas të riut shqiptar, shefi i pavionit Vito Ciampini i kërkoi 5 mijë Euro nën dorë për ndërhyrjen kirurgjikale të të atit.
Ai sqaron se këto para nuk i kishte dhe për ti siguruar në kohë të shpejtë e vetmja rrugë ishte të trafikonte drogë.
E për këtë arsye ai nisi këtë punë të pandershme, të cilën e vazhdoi deri sa u kap nga policia në vitin 2014.
Pas rrëfimit të shqiptarit, hetuesit italianë i sekuestruar mjekut 73 mijë Euro nga llogaria bankare që dyshohet se i ka përfituar nga marrja e ryshfetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998