Çdo vit, në vigjiljen e Vitit të Ri, mijëra njerëz në Stamboll vërshojnë për të provuar fatin e tyre me lotarinë e famshme “Nimet Abla”, të joshur nga premtimi i shndërrimit brenda natës në milioner.
Për 90 vjet, kjo lotari ka tërhequr një numër të madh turqish, të tërhequr nga shpresa, por edhe fakti që organizatorët e saj kanë arritur të krijojnë bindjen se ofrojnë shanset më të mira për të fituar.
Ata vazhdojnë t’i blejnë biletat edhe nëse përpjekjet kanë rezultuar të pasuksseshme.