Qindra kinezë u grumbulluan në stadiumin e provincës Lufeng në pjesën jugore të vendit, por jo për të ndjekur ndonjë aktivitet sportiv.
Turma kureshtare iu përgjigj thirrjes së autoriteteve për të marrë pjesë në “ekzekutimin shembullor” të 10 personave të dënuar me vdekje nga dy gjykata të ndryshme.
Ata ishin shpallur fajtorë për vrasje, grabitje dhe trafik droge.Kjo ka bërë që në vend të hapet një debat i gjerë, ku shumë mbrojnë vendimin e autoriteteve si të duhurin për të shmangur krimet dhe po aq të tjerë që e kundërshtojnë ekzekutimin publik si çnjerëzor dhe poshtërues.