INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shumë marramendëse është shpenzuar për dasmën përrallore të Chiara Ferragni me Fedez [FOTO]

Një shumë marramendëse është shpenzuar për dasmën përrallore të Chiara Ferragni me Fedez [FOTO]

Publikuar më: 11:22 05-09-2018

Blogerja e njohur Chiara Ferragni i dha fund beqarisë me reperin e njohur ditën e shtunë dhe një dasmë madhështore u organizua. E gjithë vemendja ishte e fokusuar tek ata të dy dhe se si ishte veshur Chiara. 

Dasma përrallore u zhvillua në zemër të pallatit Nicolaci në Noto të Siçilisë, në një ndërtesë të shekullit të 19 ndërsa të ftuar ishin 160 persona.
Në ditën e dasmës Chiara mbante veshur një fustan të bardhë të dizenjuar nga Dior, me detaje të stiluara sipas kërkesës së saj dhe një vello të gjatë e vendosur pas modelit të thjeshtë të flokëve. Nusen e shoqëroi deri në altar i ati, ndërsa e ëma qëndronte mes të ftuarve dhe mbante në krahë bebushin 5 muajsh të çiftit, i kthyer edhe ai në beben më të famshëm të Instagram-it. Në momentin e betimit për dashuri të përjetshme si Chiara ashtu edhe Fedez janë përlotur.


Por të gjithëve na lind pyetja sa ka kushtuar kjo dasëm? La Repubblica, ka arritur të nxjerrë një shumë: sipas gazetës së njohur, kremtimet e zhvilluara në Noto të Sicilisë, kanë një vlerë prej 20 milionë eurosh.

5b8ceb06c0bb1dior6_chiara_ferragni_fittings_vogueint_sophie_carre_jpg_7481_north_660x_white.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395