INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një “skifter” nga Laçi grabit, ç’të mundë në një banesë në kryeqytet

Një “skifter” nga Laçi grabit, ç’të mundë në një banesë në kryeqytet

Publikuar më: 08:17 11-05-2017

Një 32-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kreu një grabitje në kryeqytet.
A. Muka hyri në një banesë gjatë natës dhe mori portofolin e A.R, ku kishte 12 mijë lekë të reja dhe 600 euro. Por Muka nuk është mjaftuar me kaq. Pas ka parë çelësat e makinës tip benz mbi tavolinë, ai i ka marrë dhe ka grabitur edhe makinën që ishte parkuar në oborrin e banesës private.
Kanë qënë oficerët e Policisë të Komisariatit nr.3 të cilët kanë pikasur makinën e vjedhur dhe janë vënë në ndjekje të Amarild Mukës.
Policia ka arritur ta ndalojë makinën në autostradën Mamurras-Laç dhe ka arrestuar 32-vjeçarin për vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449