Diva Beyonce dhe Kendrick Lamar e dogjën performancën e tyre në BET Awards, dhe nuk e kemi fjalën vetëm në mënyrë figurative.
Dyshja e botës së spektaklit kanë bashkuar zjarrin dhe ujin si efekte speciale në atë që ishte një performancë spektakolare. Bey udhëhoqi shfaqjen në Microsoft Theater duke kënduar “Freedom” përpara se të sillte në skenë reperin 26 vjecar. Ata kërcyen dhe kënduar në një skenë të tejmbushur me efekte piroteknikë të cmendur. Një spektakël i denjë për një divë.
Megjithatë duket se një person po ia kalonte edhe më mirë se dy autorët e një performancë për t’u mbajtur mend gjatë. Bëhet fjalë për legjendën e filmave aksion, aktorin veteran Samuel L. Jackson, i cili zgjodhi ta shijonte BET Awards në mënyrën e tij. Ndërkohë që balerinat e mbretëreshës Bey po parakalonin, ai u kontrolloi më mirë asetet duke kthyer kokën pas...për t’i parë nga pas. Një zakon që duket i vështirë për t’u harruar, dhe s’mund ti vëmë faj.