Këndoi nga çatia e stadiumit, madje edhe fluturoi! Lady Gaga theu në mes stadiumin NRG në Houston me një nga performancat më të mëdha të Super Bowl në histori.
Shumë patën frikën e një proteste masive anti-Trump, por në fund ylli i shumë hiteve nuk ia dha askujt këtë kënaqësi. Në fund të ditës gjithçka ajo dhuroi nuk ishte përçarje apo sulme, por një mesazhë përfshirjeje dhe uniteti për të gjithë. Spektakli i pushimit në Super Bowl është një nga eventet më të rëndësishme të vitit për një artist dhe Lady Gaga nuk zhgënjeu aspak. Që në fillim u kuptua se nuk do të ishte një spektakël Super Bowl-i si gjithë të tjerët, ndërkohë që e filloi performancën nga çatia e stadiumit me një ushtri prej 300 dronësh të cilët formuan një flamur amerikan në qiell. Ajo zbriti në mënyrë magjike, duke fluturuar, natyrisht me dy litarë që e mbanin. Më pas performoi disa nga superhitet e saj në skenën e zjarrtë. Edhe pse nuk e përmendi Presidentin Trump as edhe një herë të vetme, performanca e saj u cilësua si e pabesueshme nga vajza e tij e “preferuar”, Ivanka Trump.