INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një spital përfshihet nga zjarri. Regjistrohen 39 viktima e 70 të plagosur

Një spital përfshihet nga zjarri. Regjistrohen 39 viktima e 70 të plagosur

Publikuar më: 09:16 26-01-2018

Të paktën 39 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të plagosur në një zjarr që përfshiu një spital në Korenë e Jugut. Zjarri mendohet të ketë filluar në dhomën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang. Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës dhe një pavion foshnjash. Ky është zjarri më i rrezikshëm i regjistruar në Korenë e Jugut në pothuajse një dekadë. Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet, pasi disa të plagosur në gjendje kritike. Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve Yonhap se viktimat duket se kanë vdekur nga thithja e tymit. Personeli mjekësor i spitalit, duke përfshirë një mjek dhe një infermiere, janë ndër viktimat. Autoritetet kanë dhënë disa pista për ngjarjen ndërsa zyrtarët e zjarrit konfirmuan 39 viktima për BBC, por policia njoftoi 41 të vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535