INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një stiliste shqiptare shndërron Bebe Rexhën në Brigitte Bardot [FOTO/VIDEO]

Një stiliste shqiptare shndërron Bebe Rexhën në Brigitte Bardot [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:34 13-09-2016

Një javë e ngjeshur me evente ka rezultuar Bebe Rexhën, kjo pas koncertit të mbajtur në Tiranë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lënë mënjanë muzikën, për t'iu përkushtuar pak ditë Javës së Modës në New York, ku duhet thënë se po shkëlqen. Kjo sigurisht edhe falë veshjeve të stiluara posaçërisht për të, duke filluar nga ato të Jeremy Scott e deri tek ajo e veshur së fundmi, një dizenjo speciale e stilistes shqiptare Enada At'Nikolla. 

Një fakt të tillë e ka bërë publik vetë artistja përmes llogarisë së saj në Instagram, teksa ka treguar kompletin e bardhë, pantallona të ngushta dhe këmishë e ekzagjeruar në pjesën e krahëve. Si për ta komplimentuar akoma më tepër krijimin e At'Nikollës, Bebe Rexha ka përshtatur stilin e Briggitte Bardot në flokët e saj. E veçantë si gjithmonë. Nuk thonë kot, origjinaliteti të çon larg!

Article Logic
Execution time: 0.0024819374084473