INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një studim zbulon se përse duhet të pranosh ndjenjat e “këqia”…

Një studim zbulon se përse duhet të pranosh ndjenjat e “këqia”…

Publikuar më: 14:50 14-08-2017

Mërzitja, zhgënjimi apo zemërimi janë ndienjat më të padëshiruara që askush nuk do ti kalojë. Por një studimi i fundit nga disa hulumtues nga Universiteti i Torontos në Kanada kanë arritur në përfundimn se “përqafimi” i këtyre ndjenjave që në pamje të parë duken negative, i bënë mirë shëndetit.
Po kjo që sapo dëgjuat është e vërtetë. Sipas rezultateve një person, që i pranon këto ndienja dhe nuk bënë përpjekje për ti shmangur ka më pak gjasa që të preket nga depresioni.
Sipas studiuesve një person që i reziston përjetimit të këtyre ndienjave ka më shumë gjasa që të pësojë një çrregullim hormonal muaj më vonë duke sjell një gjëndje psikologjike të rënduar. E rrjedhimisht këta persona janë më të rrezikuar që 6 muaj më vonë të kenë çrregullime të humorit si ankth apo depresion.
Brett Ford, udhëheqësi i këtij studimi shprehet se pranimi i këtyre ndienjave të ndihmon në përballimin e stresit. Në momentin që një person e lë veten që të përjetoj ndienja negative e ka më të lehtë për t’u çliruar prej saj më shumë se sa një person, që mundohet të mos e përjetojë e s'do ta pranojë. Pra një person që nuk ndruhet të përjetoj emocionet negative ka një shëndet më të mirë mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824