INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një sulm i madh kibernetik godet botën. Probleme për sistemin e rrezatimit në Çernobil

Një sulm i madh kibernetik godet botën. Probleme për sistemin e rrezatimit në Çernobil

Publikuar më: 17:43 27-06-2017

Kompjuterat në të gjithë globin janë goditur nga një virus i ri i quajtur GoldenEye, ndërsa sistemet e përdorura për të monitoruar rrezatimin në Çernobil u goditën së bashku me një kompani farmaceutike amerikane. Banka kombëtare e Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë dhe aeroporti më i madh ishin të parat që u goditën nga një sulm i madh kibernetik që u përhap me pas me shpejtësi në vende të ndryshme të botës. Sulmi kibernetik i regjistruar sot goditi më pas një firmë të prodhimit të medikamenteve, më pas agjencia më e madhe e reklamave në botë, ishte e para në tokën e Britanisë së Madhe që raportoi probleme, me kompjuterat e saj. Kompanitë në Norvegji, Rusi, Danimarkë dhe Francë janë mes atyre që kanë konfirmuar deri më tani sulmin. Por gjithashtu mendohet se Spanja, India dhe SHBA të jenë prekur.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109