INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një sulm kimik në Siri, humbasin jetën 35 persona, mes tyre dhe fëmijë

Një sulm kimik në Siri, humbasin jetën 35 persona, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar më: 10:21 04-04-2017

Sërish Siria është kthyer në një vatër shpërthimesh, ku kanë humbur jetën me qindra persona të pafajshëm.
si pasojë e një sulmi kimik humbën jetën 35 persona dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Idlib në veri-perëndim të Sirisë, qyteti i cili kontrollohet nga rebelët.
Lajmi është bërë i ditur nga aktivistët.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun nga qeveria siriane ose avionët rusë kishin shkaktuar vdekjen e shumë personave.
Në rrjetet sociale u publikuan fotot të personave që kishin vdekur nga asfiksia.
Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike.
Megjithatë, një hetim nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në tetor të një viti më parë arriti në përfundimin se forcat qeveritare kanë përdorur sulmet me gaz klori në paktën tre raste gjatë vititn 2014-2015.
Hetime konstatuan gjithashtu se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorur gazin mustardë.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551