INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një sulmues dhe një mesfushor nënshkruajnë me Barcelonën

Një sulmues dhe një mesfushor nënshkruajnë me Barcelonën

Publikuar më: 12:18 19-07-2016

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjeve për vazhdimin e kontratës me sulmuesin Munir El Haddadi dhe mesfushorin Sergi Samper.

Dy futbollistët e talentuar kanë konfirmuar të ardhmen e tyre në “Camp Nou’. Munir ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë me gjigantin katalan deri në verën e vitit 2019.

Me të, ai do të ketë dëmshpërblim prej 60 milionë euro. Munir luajti 15 herë në La Ligë më 2015-16 dhe realizoi tre gola e dy asistime.

Kurse, Samper ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Barcelonën, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2019, me opsion për një vit tjetër. Minimumi i dëmshpërblimit në kontratën e re është caktuar në 50 milionë euro.

Kampioni i La Ligës, me kërkesë të trajnerit Luis Enrique ka konfirmuar të ardhmen e Munit dhe Samper në “Camp Nou”.

Article Logic
Execution time: 0.004403829574585