Kjo javë sa vjen e po bëhet edhe më e bukur për Justin Bieber!
Vevo, rrjeti i famshëm i videove muzikore në YouTube ka njoftuar orët e fundit se këngëtari 22-vjeçar ka arritur shifrën e 10 miliard klikimeve në total për të gjitha klipet e tij. Madje në nder të Justin, faqja në Facebook e Vevo ka postuar një video përmbledhëse të disa prej tyre si "Baby", "Beauty and a Beat" dhe "Boyfriend". Sipas përfaqësuesve të kësaj platforme streaming, Bieber ju deshën 6.3 vite kohë që të arrinte shifrën impresionuese. E dini kush është më interesantja? 4 miliardë nga këto klikime, u mblodhën vetëm nga periudha e shtatorit të kaluar e deri më tani, falë publicitetit të krijuar rreth albumit të fundit "Purpose". I pari dhe i vetmi artist me 10 miliardë klikime në total deri më tani në Vevo. Bravo Justin!