Granit Xhaka përveç një lojtar me shumë vlerë për skuadrën në fushën e lojës është gjithashtu edhe i tillë për fansat jashtë saj.
Pjesa e tij humane nuk ka munguar kurrë dhe rasti i fundit ishte tek vogëlushi Julian. Juliani është një tifoz i zjarrtë i Xhakës dhe gruaja e tij e vizitoi atë në një spital në Gjermani.
Graniti ka një lidhje të veçantë me vogëlushin pasi e ka vizituar në kohën kur luante me Borussia Monchengladbach dhe nëpërmjet një lidhje telefonike, që e mundësoi gruaja e tij, ai i tha Julianit se është njeriu nga i cili duhet të mësojnë të gjithë për energjinë e jetës.
Ai i premtoi djaloshit se do ta vizitonte shumë shpejt dhe të qëndrojë i fortë në luftën e tij.