INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një sy gjumë gjatë ditës, bëheni më të vendosur

Një sy gjumë gjatë ditës, bëheni më të vendosur

Publikuar më: 15:22 18-10-2018

E dini nëse flini pak minuta edhe kur jeni në punë ju ndihmon shumë.

Mos e vrisni mendjen por merrni një sy gjumë pasi ju ndihmon të merrni vendime të rëndësishme. Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim I realizuar nga ekspertët e Universitetit të Bristol në Britani.

Por jo vetëm kaq studiuesit shpjegojnë se pushim i shkurtër rrit me 40% aktivitetin e njeriut.

Kërkuesit morën në studim 16 persona të moashave të ndryshme duke realizuar dy teste, në eksperimentin e parë iu kërkua të vlerësonin shpejt disa informacione në eksperimentin e dytë ishte një aktivitet më i thjeshtë , si të dallonin një kuadrat blu dhe një të kuq.

Personat e përfshirë ripërsëritën eksperimentin por jo në të njëjtat kushte, njërit grup i ishte dhënë mundësia të pushonin për 90 minuta , ndërsa të tjerët ribënë testin pa pushuar, pa fjetur asnjë një minutë.

Studiuesit regjistruan ndryshimet të aktivitetit cerebral para dhe pas gjumit.

U zbulua se pas gjumit individët e përfshirë në studim kishin më shumë mundësi t’i përgjigjeshin saktë testit të parë, pasi ata gjatë gjumit elaboruan informacionet .

Edhe më parë është treguar se gjumi na ndihmon të kemi një kujtesë më të fortë, por studimi i fundit vërteton se mjafton një orë e gjysmë gjumë për të përpunuar një informacion të caktuar.

Sipas kërkuesve aspekti më interesant i studimit është se nxjerr në pah aftësinë e trurit për të procesuar.

Tashmë është e modës që në shumë vende të botës gjatë ditës të ofrohet një sy gjumë. Për shembull në New York ka hapësira të dedikuara ku pak gjumë pak pushim kushton 10 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275