INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një takse e re për duhanin, mësoni për çfarë bëhet fjalë

Një takse e re për duhanin, mësoni për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 09:41 14-12-2018

Duhani, një ves që po luftohet gjithnjë e më shumë. Edhe Suedia po kërkon të ndjekë gjurmët e shteteve të tjera Europiane, të cilët gradualisht po bëhen gjithnjë e më të sertë ndaj vesit më të shpërhapur në botë.

Shteti skandinav në fakt kërkon të ndjekë gjurmët e shteteve të tjera Europiane, të cilët gradualisht po bëhen gjithnjë e më të sertë ndaj vesit më të shpërhapur në botë.
Sipas sanksioneve të propozuara, duke filluar që nga vitit 2019 në Suedi, në disa ambiente publike nuk do të lejohet më pirja e duhanit. Projektligji I ri parashikon ndalimin e duhanit në parqet e lojërave, në stacionet ku pritet treni, gjithashtu edhe në restorantet e hapura.
Ligji do të hyjë në fuqi duke nisur nga Korriku I vitit që vjen. Votimi I këtij projektligji është mbyllur me 142 vota pro dhe 120 kundër.
Shteti i Suedisë po punon që nga viti 2005 me një objektiv shumë ambicioz: kërkon të bëhet vendi Europian me përqindjen më të vogël të duhanpirësve, me nën 5%. Vendi e ka nisur luftën kundër duhanit që nga viti 2005, duke vendosur disa sanksione, të cilat e kanë ndaluar duhanpirjen në disa ambiente si: shkollat, restorantet etj.
Suedia aktualisht është edhe një ndër shtetet europiane me përqindjen më të vogël të duhanpirësve. Sipas statistikave, vetëm 11% e popullsisë janë duhanpirës kronikë; ndërsa 10% e popullsisë janë duhanpirës pasivë ose rastësorë. Sipas kësaj vijueshmërie, lufta kundër duhanit po prodhon rezultate të kënaqshme, të cilat I kanë sjellë shpresë qeverisë suedeze.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775