INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një taksë më shumë për fermerët/ Kush ka tokë do paguaj taksë për ujitjen pavarësisht nëse e përdor apo jo [VIDEO]

Një taksë më shumë për fermerët/ Kush ka tokë do paguaj taksë për ujitjen pavarësisht nëse e përdor apo jo [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 18-09-2017

Pjesa dërrmuese e popullsisë së Shqipërisë që jeton në zonat rurale është e punësuar në Bujqësi. Ky sektor zë një peshe jo të vogël në ekonominë e vendit, me të ardhura në shifrat e 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por pavarësisht kësaj është i vetmi sektor që ka më pak vëmendje nga qeveria, e si të mos mjaftonte kjo, të gjithë pronarët e tokave do taksohen me një takse më shumë për ujitjen pavarësisht nëse e përdorin apo jo si shërbim.

Shumë fermerë ankohen se sistemi i vaditjes mungon, e shumë prej tyre janë detyruar të hapin puse me të ardhurat e tyre, për të vaditur të mbjellat. Ndërkaq ky vendim i ministrisë se bujqësisë do i detyroje te paguajnë takse për ujitjen edhe nëse kjo nuk është e mundur.

Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria kjo takse ka për qëllim mbledhjen e të ardhurave ne ketë sektor.

Mbledhja e këtyre taksave do të bëhet nga bashkite e zonave dhe 50% e saj do të mblidhet para sezonit të ujitjes ndërsa gjysma tjetër pas sezonit të ujitjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117