INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një teknikë e re? Konturimi dhe ndriçimi i fytyrës! [VIDEO]

Një teknikë e re? Konturimi dhe ndriçimi i fytyrës! [VIDEO]

Publikuar më: 17:00 23-07-2016

Konturi dhe ndriçimi e fytyrës janë pjesë e një teknike të re për të aplikuar tualetin, për të bërë fytyrën të duket sa më e strukturuar dhe për të ndimuar tiparet e dëshiruar të dalin sa më të theksuar.

Fillojmë nga konturimi i mollëzave duke ndjekur kockën e saj; nga cepi i veshit deri te cepi i buzës. Ky vijëzim bëhet me fondatine më të errët se sa ngjyra natyrale e fytyrës dhe në sasi shumë të vogël për të shmangur rrjedhjen e saj. Vazhdojmë vijëzimin duke aplikuar fondatinën e errët te pjesa e ballit. Vijëzimi i ballit fillon nga njëri cep i veshit te tjetri. Nëse keni ballë të madh, mundohuni ta mbuloni pak më shumë duke e zbritur konturimin pak më poshtë. Vazhdojmë konturimin me pjesën e novullave. Nëse keni nofulla të dukshme, theksojini më shumë.Vazhdojmë të konturojmë mjekrën duke e theksuar formën e saj. Për të kuptuar më mirë sesi funksionon ky konturim, kini parasysh të krijoni numrin 3 në secilën anë të fytyrës. Hapi i fundit është konturimi i hundës. Qëllimi kryesor është të duket sa më fine. Konturojmë te vijat natyrale të hundës dhe majën e saj. Edhe tani pjesa më e këndshme e konturit, duhet të sfumojmë vijëzimet e konturit me një sfungjer make up-i që të duken sa më natyrale.

Ndriçimi

Vendet e pakonturuara të fytyrës janë ato që do të vihen më shumë në pah. Për këtë arsye aplikojmë fondatinë dy herë më të hapur se ngjyra e kremit pudër që ju përdorni zakonisht.

Për pjesën poshtë syve aplikojmë fondatinë në solucion më të trashë sepse mbulon më mirë rrathët e zinj të syve. Në të njëjtën nuancë, përdorim fondatinë më të hollë për të krijuar një trekëndësh poshtë syve, që nis nga cepi i brendshëm i syve deri në mesin e faqes dhe përfundon të tëmtha. Të njëjtin ndriçim e përdorim për pjesën e sipërme dhe të poshtme të buzëve, në mesin e hundës dhe të ballit dhe poshtë konturimit te mollëzat. I sfumojmë lehtë që të krijohet njëtrajtshmëri.

Pudër

Pasi mbaruam konturimin edhe ndriçimin e fytyrës, përdorim krem pudër që i pështatet ngjyrës me të cilën bëmë konturimin, për ta theksuar atë pak më shumë dhe për të siguruar që do rrijë në vend. Të njëjtën gjë do bëjmë te pjesët e fytyrës që ndriçuam për të njëjtën arsye. Pasi kemi kompletuar dhe këtë fazë vemë re që fytyra është më e strukturuar , pikërisht çfarë dëshironim.

Së fundmi, aplikojmë pak dritëhije me shkëlqim për një look më glam.

Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv

Article Logic
Execution time: 0.0043439865112305