INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një tërmet fuqishëm me magnitudë 8.1 godet Meksikën, alarm për tsunami [VIDEO]

Publikuar më: 08:03 08-09-2017

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1 të shkallës Rihter ka goditur bregun jugor të Meksikës.

Epiqendra ishte rreth 100 km (62 milje) në jug-perëndim të qytetit të Pijijiapan dhe thellësi prej 35 km.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaragua, Panamanë dhe Honduras.

Tërmeti u ndje në Mexico City, me ndërtesa të cilat u dridhën dhe njerëz që vraponin në rrugë nga frika.

Në disa zona të kryqytetit meksikan është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike.

Tërmeti 8.1 të shakllës Rihter i barabartë në forcën e  tërmeteve që goditën Meksikën në vitet 1995 dhe 1985. Kjo e fundit goditi në afërsi të qytetit të Meksikos dhe shkaktoi mijëra të vdekur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385