Lëkundje të shumta tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në Itali Qëndrore. Siç shkruan TgCom24, tërmeti ka rënë rreth orës 10:25 minuta në qendër të Italisë.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në provincën e Lazios, në Abruzzo dhe Marche, ndërsa ka pasur edhe paralajmërime në Romë. Sipas institutit Sizmiologjik të Italisë tërmeti ishte 5.4 i shkallës Rihter dhe ka rënë në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka ende njoftime për dëme.