INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhe Greqinë, ka viktima [VIDEO]

Publikuar më: 06:31 21-07-2017

Tërmeti  i orës 00:30 me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter dhe me thellësi 10 km me epiqëndër në jugperëndim të Turqisë afër qytetit Bodrum ka shkaktuar një tsunami që goditi vendpushimet turistike në Mesdhe dhe Detin Egje.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe qindra persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një termeti të fuqishëm që goditi territorin Grek dhe Turk, duke shkaktuar tsunami dhe duke i detyruar turistët të dalin në qiell të hapur.

Tsunami goditi disa plazhe duke përmbytur disa hotele dhe bare dhe duke nxjerrë barkat në rrugët e qytetit, dërkohë që grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.

Kryebashkiaku i Kos tha se të paktën 100 vetë u plagosën, dhe se përpos tëmetit ishulli ishte goditur gjithashtu edhe nga tsunami.

Gjithashtu në Turqi, të paktën 70 persona u pranuan në spitalet në Bodrum, nga të cilët shumica ishin lënduar gjatë përpjekjeve për të lënë ndërtesat gjatë lëkundjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543