INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin e Hawaiit pas shpërthimit të vullkanit

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin e Hawaiit pas shpërthimit të vullkanit

Publikuar më: 15:54 05-05-2018

Një numër tërmetesh të forta kanë goditur ishullin më të madh Hawaiit, një ditë pas shpërthimit të vullkanit ‘Kilauea’. Një tërmet me magnitudë, 6.9  në juglindje të vullkanit, ishte më i fuqishmi që ka goditur shtetin amerikan që nga viti 1975.  Për shkak të tërmetit u ndërpre energjia ndërkohë që njerëz linin ndërtesat, por nuk ka pasur paralajmërim për tsunami. Ndërkohë, disa shpërthime të llavës 30 metra së vullkanit kanë shkatërruar disa shtëpi dhe kanë shkaktuar plasje në tre rrugë. Agjencia e Mbrojtjes Civile u u kërkoi gjithë banorëve të mbetur që të evakuohen. Ajo paralajmëroi se kishte nivele vdekjeprurëse të gazit të rrezikshëm të dioksidit të squfurit në ajër dhe ekipet e emergjencës nuk do të ishin në gjendje të ndihmonin më pas të prekurit.

Article Logic
Execution time: 0.003436803817749