Një tërmet 7 ballë ka goditur ishullin turistik Lambok, Indonezi.
Deri tani raportohen tre viktima dhe dëme të mëdha materiale, ku sipas mediave shumë ndërtesa janë shembur plotësisht.
Raportimet në mediat ndërkombëtare flasin për një situatë kaotike të krijuar nga tërmeti: Njerëz të terrorizuar kanë vërshuar në rrugë. Shumë hotele të ishullit, të frekuentuar kryesisht nga turistë perëndimorë janë evakuuar.
Policia i bëri thirrje popullsisë të ndjekë rregullat e sjelljes të parashikuara në këto raste.