INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tështimë e fortë ka këtë domethënie. Herën tjetër mos e mbani brenda!

Një tështimë e fortë ka këtë domethënie. Herën tjetër mos e mbani brenda!

Publikuar më: 13:07 24-11-2016

Tështimat e forta ju kanë shkatërruar takime të para, momente të sinqerta ku jeni ndjerë të lidhur me dikë apo mëngjese të heshtura pranë njerëzve të panjohur?

Mos u shqetësoni më sepse rezulton se njerëzit që tështijnë fort, jetojnë gjithashtu fort. Të paktën kjo është ajo që thotë shkenca. Dr. Alan Hirsch, një neurologjist nga Fondacioni i Nuhatjes dhe Shijimit në Chicago ka shpjeguar se një tështimë është përfaqësuese e personalitetit të brendshëm ose strukturës së karakterit tonë. Ai tregon se ajo që ne mendojmë për tështimën, është e përafërt me orgazmën. Duke iu dorëzuar asaj, ju po ndjeni kenaqësitë e një orgazme nasale. Nëse dikush është i ndrydhur seksualisht, mund ta tërheqë atë. Por nëse ata e shijojnë shumë seksin dhe pëlqejnë kënaqësitë, mund të tështijnë me zhurmë dhe me forcë. Kështu lëreni veten plotësisht të lirë dhe tështini deri sa të bien muret përtokë.

Article Logic
Execution time: 0.0030388832092285