INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një test i ri që bëhet në moshën 3 vjeçare mund të parashikojë të ardhmen e fëmijës

Një test i ri që bëhet në moshën 3 vjeçare mund të parashikojë të ardhmen e fëmijës

Publikuar më: 15:02 13-12-2016

Një test i thjeshtë në moshën 3 vjeçare mund të parashikojë nëse fëmijët do të rriten që të jenë një barrë për shoqërinë apo jo.

Të paktën kjo është ajo që shkencëtarët pretendojnë. Një studim ka zbuluar se rreth një e pesta e popullsisë është përgjegjëse për 81% të kriminalitetit, për 77% të lindur pa baballarë, për 2/3 e benefiteve shoqërore të kërkuara dhe më shumë se gjysmën e netëve që spitalet kanë harxhuar duke punuar. Ky grup i vogël njerëzish thithin buxhetin publik, por kërkuesit në kolegjin King të Londrës thonë se jetët e tyre problematike mund të parashikoheshin që në fëmijërinë e hershme.  Duhen vetëm 45 minuta për t’i dhënë një 3-vjeçari një sërë testesh, në aftësitë e tyre folëse, motorike, frustrimin dhe impulsivitetin. Dekada pasi bënë testin, fëmijët që patën rezultate të ulëta kishin shumë më shumë mundësi që të bëheshin barrë për shoqërinë. Ata kishin më shumë mundësi të tymosnin, të bëheshin obezë apo të konsumonin drogë. Por në rast se duke parë rezultatet e testit dhe duke i vendosur që në fillim në rrugën e duhur, këto fëmijë mund të shmangin një të ardhme problematike që do të dënonte gjithë shoqërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0023519992828369