Nëse ju po prisnit për një ribashkim të One Direction, na vjen keq të iu themi që ndoshta nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani.
Liam Payne, ka firmosur një kontratë solo me kompaninë muzikore “Capitol Records”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Twitter, ku duket i lumtur me kontratën e re të nënshkruar. “Ata kanë një histori të mahnitshme të artistëve, dhe shpresoj se unë do të ndjek hapat e tyre”, shkruan Liam në statusin e tij, edhe pse ka thënë edhe njëherë më shumë se One Direction do të mbetet gjithnjë familja e tij!