The Grammy këtë vit do të jetë padyshim një show për të mos u humbur.
E themi këtë pasi një tjetër artiste e madhe i është bashkuar listës së performuesve, një artiste si Taylor Swift. Kanë qenë vetë organizatorët e eventit ato që e kanë bërë publik lajmin përmes një postimi zyrtar në Twitter. Sa i përket emrave të tjerë që do të performojnë mbrëmjen e 15 shkurtit, ata janë: Adele, Rihanna, Lady Gaga, Justin Bieber, The Weeknd, Kendrick Lamar, Ellie Goulding, Skrillex dhe Diplo. Kujtojmë që Taylor Swift është e nominuar për çmimin "Record Of The Year" dhe atë "Song Of The Year"!