Siç duket ky muaj që do të vijë, do të jetë i mbushur me surpriza. E themi këtë pasi përpos dyshes Blunt & Real, Tunës dhe Dhurata Dorës një tjetër artist i cili na ka konfirmuar klipin e tij të ri është Vedat Ademi.
Këngëtari i baladave pop-rock, të cilin këtë herë do ta shohim me një stil disi më RnB. Xhirimet e videos tashmë kanë nisur ne bashkëpunim me ProVideo, dhe nga çfarë kemi arritur të marrim vesh ajo do të jetë super hot. Mos krijoni ide të gabuara pasi nuk do të shohim Vedatin të zhvishet, por bëhet fjalë në fakt për vajzën protagoniste në klip. Emri i saj është Ilda Kroni. Një bukuroshe shqiptare e rritur që prej moshës 3-vjeçare në shtetin fqinj, Greqi, e cila është kontaktuar nga vetë artisti për të të qenë pjesë e këtij projekti. Rastësi? Jo! Kjo pasi Ilda ka kohë që punon si modele në vende të ndryshme të Europës, ka përfaqësuar Shqipërinë vitin e kaluar në Miss Cosmopolitan, dhe mbi të gjitha bukuria e saj e ka origjinën nga Shkodra.
Zgjedhje e zgjuar e Vedatit, i cili kemi përshtypjen se do të kalojë pritshmëritë tuaja me këngën e re.
Keep calm dhe prisni ta shijoni shumë shpejt në ekranin e IN Tv!