Në Kinë është krijuar prototipi i një treni, që në mënyrë teorike mund të arrijës hpejtësinë deri në 600 kilometra në orë.
Ai funksionon nëpërmjet teknologjisë së njohur si maglev, që shfrytëzon fuqi të mëdha elektromagnetike, që të ngrihet në ajër dhe të ketë mundësi të shtyhet përpara.
Efekti është i dyfishtë, meqë ka më pak fërkim për shpejtësi më të lartë, derisa më pak zhurmë dhe dridhje për pasagjerët.
Deri më tani, në Kinë ka një tren të tillë, që lëvizë nëpër Shangai, por që nuk mund të arrijë mbi 30 kilometra në orë.
Ky tren do të fillojë të testohet gjatë vitit që vjen.