Siç thotë titulli i këngës së saj “Akoma jo”, mesa duket numri i trofeve të fituara vijon të mos ndalet.
Edhe pse ajo është duke shijuar momentin e saj më magjik duke u kujdesur për vajzën e sapo ardhur, vijojnë ti jepen çmime.
“Akoma jo” e Aurela Gaçes është shpallur mbrëme në edicionin e rradhës së Kult, si kënga e vitit.
E nominuar krah artistëve si Eneda Tarifa, Jonida Maliqi e Flor Mumajesi, kënga shënon fitoren e saj të dytë, pas triumfit në edicionin e një viti më parë në Kënga Magjike.
Artistja ka falenderuar akademine për çmimin në rrjetet sociale, në mungesë të prezencës së saj në sallë. Dedikimi i plote i Aureles në këtë kohë është ai pranë familjes.