INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër dasëm e madhe, moderatori i njohur zbulon detajet…[FOTO]

Një tjetër dasëm e madhe, moderatori i njohur zbulon detajet…[FOTO]

Publikuar më: 19:11 22-09-2017

Mesa duket, dasmat në shoëbizin shqiptar nuk paskan të sosur. Në një hark kohor të shkurtër kemi patur disa dasma të bukura në vendin tonë, ku artistë të njohur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Pas Orindës me Turin, Xhensilës me Besin, Marinës me Getoarin një tjetër dasëm është drejt udhës. Bëhet fjalë për moderatorin e njohur nga Kosova Labinot Gashin. Moderatori ka qenë sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku ka zbuluar detaje nga dasma. Gashi tha se dasma do të mbahet më 15 Tetor, në Prizren, ku do të ketë rreth 600 të ftuar.

Moderatori rrëfeu se ka propozuar të fejuarën më 13 Prill dhe më 15 Tetor, pikërisht në ditëlindjen e tij, ata kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. “Qëndresa kupton çdo dalje timen, pasi unë jam pjesë e klabeve dhe dasmave, ajo është krahu im i djathtë”, tha Labi.

Ai gjithashtu ka treguar se si lindi dashuria mes tij dhe të fejuarës së tij Qëndresës. Njohja e tyre ka qenë një prej ngjarjeve më interesante që, me siguri, ata të dy e tregojnë sot me shumë humor: “Unë isha me koncerte, atë verë në Ulqin. Po punoja për emisionin dhe në hotelin ku rrija, shikoja Qëndresën çdo ditë me kushërirën e vet dhe me motrën.

Një prej kolegeve të mia, tërë kohën më thoshte “e mirë bre Lab, e mirë bre Lab”. Nga kjo u shtyva edhe më shumë për të parë. M’u duk interesante….”, tregon Labi.

Pas njohjes së parë, asgjë nuk ndodhi, dilnin, shoqëroheshin, derisa, një natë, Labi pa në hollin e hotelit një mace (kafsha që ai dashuron më shumë).

Kurrë nuk mund ta mendonte se mund të lidhej me dikë që kishte tmerrësisht frikë nga macet. Pasi Qëndresa e kishte vënë re, ishte strukur diku dhe ia kishte nisur të qarës nga frika. Kaq ishte… Sfida e Labit sapo kishte nisur. Ai duhet ta bindte që ajo t’i dashuronte macet.

“Pasi dola nga hoteli, aty nisi gjithçka, aty filloi… Pse i ke frikë macet, duhet t’i duash macet, ato nuk të bëjnë keq etj. etj.“ Një mace u bë shkak për një lidhje që është e destinuar të jetë përgjithmonë “Unë i kam thënë veç një gjë – duhesh me dashtë shumë macet.”

Qëndresa i ka bërë një dedikim shumë të bukur Labit, duke i shkruar një letër e cila është lexuar sot si një surprizë gjatë emisionit.

“Ti je arsyeja që unë zgjohem  me buzëqeshje çdo mëngjes, ti je dielli mbi qiellin tim, ti je lumi që rrjedh në shpirtin tim, ti je ajri që marr çdo ditë. Së shpejti tërë këtë dashuri do ta kurorëzojmë në ditën tonë të veçantë, atë të martesës. Që tani jam e emocionuar që do të fillojmë një jetë të re. Jam e lumtur që do të jem krah teje gjatë gjithë jetës. Premtoj që do të të dua gjithmonë, si në ditët e mira ashtu edhe të këqijat.

E jotja, Qëndresa”,- kanë qenë këto fjalët e bashkëshortes së ardhshme të Labinot Gashit.

labi.png

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542