Jo vetëm ngjarje bombastike me skandale por showbizz-i shqiptar kohëve të fundit ka qenë i pushtuar nga lajmet e lumtura, të lidhjes së kurorave nga njerëzit e famshëm.
Rona Nishliu më pas Elita Rudi me Gjikon ndërsa së fundmi një tjetër lajm i gëzueshëm ka ardhur edhe për këngëtarin i cili rrëmbeu zemrat e publikut me këngët e tij në rrugët e Tiranës, pikërisht Kristi Karanaqe.
Gjithçka është mbajtur e fshehtë deri në momentin e fundit dhe ka qenë vetë Kristi i cili ka zbuluar gjithçka me anë të një postimi publik në Instagram ku shkruan: “Zyrtarisht familja Karkanaqe dhe më pas nuk kanë munguar as fotot dhe videot nga dasma e tyre.”
Mësohet se ceremonia e martesës është zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe më pas çifti ka bërë një festë private me miq e familjarë, ku janë argëtuar nën muzikën e Lindi Islamit dhe Venera Lumanit.
Kujtojmë se Kristi aktualisht prezanton emisionin “Pipi Pip” në IN Tv.
Urime Kristi!/intv.al/