Para disa javësh ajo dha lajmin se është në pritje të ëmbël pasi pret të bëhet nënë dhe lajmet e mira për të s’paskan fund!
2017-a ishte viti i dasmave sepse shumë personazhe të njohur të ekranit kanë kurorëzuar dashurin në martesë, si Besi, Xhensila, Getoari, Marina, Besniku i NRG, Labi e të tjerë.
Por edhe këngëtarja e njohur Blerina Braka ka vendosur të martohet në vitin 2018-t dhe këtë e ka pranuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ku ka treguar se në shtatorin e ardhshëm do të ketë dasmë.
“Ndoshta nga tetori, pse jo?!”, – shprehet Blerina e pyetur nëse tashmë që do të vijë bebi do të kemi dasmë nga ajo.