Si duket, ky është viti i dasmave vip.
Shumë prej këtyre të fundit i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjet dhe dashuritë në martesë. Por ndërkohë që ende nuk ka përfunduar e fundit, vjen lajmi për një tjetër vip shqiptar që do t’i japë fund martesës. Leonora Jakupi është ndër këngëtaret që kurrë nuk ka folur për jetën e saj private. Por ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” këngëtarja më në fund ka zbuluar disa detaje mjaft inetersante sa I përket jetës private. E pyetur nga moderatori se kur do të vishej nuse, Leonora është përgjigjur: “Nuk e di ndoshta së shpejti, por dasmat tradicionale nuk i kam shumë qejf dhe nuk e di se çfarë do të bëj”.