Një vit pas dasmës së madhe në familjen Gjikolli, një tjetër do të bëjë bujë në showbiz-in shqiptar. Vëllai i Gjikos, Arbëri, i njohur me emrin artistik Big Bang si producent, do të kurorëzojë dashurinë shumëvjeçare me Blerina Bokshin. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ceremonia do të organizohet me datë 5 tetor, pra të shtunën e ardhshme dhe çifti tashmë ka nisur të shpërndajë edhe ftesat tek rrethi i afërt.
“Dasma do të zhvillohet në po të njejtin vend në të cilin u martuan Gjiko dhe Elita në shtatorin e vitit të kaluar teksa Blerina tashmë ka organizuar edhe festën e saj të fundit të beqarisë me shoqet e ngushta”, shkruajnë burime pranë çiftit.