Ylli i reality show-t ka bërë ndryshimin e radhës në look.
Këto të fundi po bëhen aq të shpeshta për 19 vjeçaren saqë po fillon të mos tingëllojë më si diçka jo e zakonshme. Këtë herë Kylie iu ka thënë “lamtumirë” flokëve të gjatë të zinj duke i prerë ato në gjatësi mbi shpatulla.
Duket se ky ndryshim në look ka qenë i nevojshëm për Kylien për shkak të majave të djegura të flokëve të cilat po i dëmtoheshin shumë.