INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër Dreshaj i shtohet botës së spektaklit [FOTO]

Një tjetër Dreshaj i shtohet botës së spektaklit [FOTO]

Publikuar më: 17:29 07-11-2016

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj është një nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar.

Biondja seksi ka një numër të madh fansash, të cilët e adhurojnë artin e saj. Por një tjetër artist nga familja Dreshaj do ti shtohet showbizit. Ai quhet David, i cili ka publikuar këngën e tij të parë "Beautiful Love". I ftuar në Fun Day ai ka folur rreth projekteve të reja artistike, si dhe për lidhjen familjare me modelen Dreshaj. "Afërdita Dreshaj është kushërira ime dhe më ka mbështetur shumë, prandaj e falenderoj shumë", ka thënë Davidi për moderatoren Fatma Methasani. 17 vjeçari nga Mali i Zi është marrë me muzikë që në moshën 4 vjeçare dhe ka një ngjashmëri shumë të madhe me një tjetër artist shqiptar i cili po e zhvillon karrierën në Amerikë, Albert Stanaj. Veç klipit të tij të parë, Davidi do të marrë pjesë edhe në Këngën Magjike dhe produksionet e tij mbajnë vulën e kompozitorit, Adrian Hila.

davidd.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0033111572265625