Pas 25 vjetësh tentimesh, konfirmohet zyrtarisht seria e 3-të e aventurës “Bill & Ted.
Sipas Alex Winter (Bill) që ka luajtur përkrah Keanu Reeves në 2 filmat origjinalë, produksioni sapo ka nisur nga puna me skenarin, regjisorin dhe caktimin e vendeve ku do të bëhen xhirimet për aventurën e 3-të të filmit.
“Ne kemi qenë duke punuar për këtë për gati 6 vjet” konfirmoi ai për “Forbes” këtë muaj. “Skenari është shkruar nga Chris Matheson dhe Ed Solomon të njëjtët që kanë shkruar edhe skenarët e dy filmave të parë dhe duhet thënë se është fantastik” ka vazhduar ai. Winter shtoi gjithashtu se pjesë e kastit do të jetë edhe Keanu sepse siç ka thënë ai vetë “Si dreqin mund ta bënin ata filmin pa qenë ai aty” . “Njerëzit gjithnjë pyesin nëse do të jetë edhe Keanu aty dhe unë ju përgjigjem: “Sigurisht, si mund të bësh një film si “Bill & Ted” pa Kenau-n ”
Filmi mendohet se do të nisë xhirimet ose në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër çka do të thotë se do të na duhet kohë derisa të shohim rezultatin përfundimtar. Ndërkohë ju mund të ngushëlloheni me librin e ri të Keanu-t (Kenju-t) “"Ode to hapiness"” i cili është në shitje më në fund.