INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër futbollist i kombëtares i jep fund lidhjes. Zbuloni çfarë e solli ndarjen e tyre [FOTO]

Një tjetër futbollist i kombëtares i jep fund lidhjes. Zbuloni çfarë e solli ndarjen e tyre [FOTO]

Publikuar më: 14:20 08-10-2016

Ai ka një karrierë të suksesshme por duket se jeta private lë për të dëshiruar.

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se njëvjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Kontrata e re e Balajt me skuadrën ruse Terek Gronzy ka qenë ajo që i ka dhënë fundin lidhjes së tyre.

Miq pranë ish çiftit bëjnë të ditur se të dy e dinin që nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte, madje ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin para zgjedhjes dhe Balaj si duket  ka zgjedhur karrrierën në vend të lidhjes më shumë se 1-vjeçare me Elitën.

 “Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh. Bekim Balaj dhe Elita Rudi janë njohur në fillim të vitit të shkuar, ndërsa gjatë muajit gusht ata nisën përfundimisht romancën.

Elita kishte udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit”, thonë këto burime.

Edhe pse ish çifti ishte munduar që ta ruante konsolidimin e lidhjes duke e mbajtur atë jashtë vëmëndjes mediatike  por edhe duke udhëtuar distanaca të largëta për të qenë pranë njëri-tjetrit, madje flitet se 22 vjeçarja edhe kishte menduar të ardhmen me futbollistin,   por që kontrata e tij shembi gjithçka. 

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012