Pas tentativës për grabitje të një banke në zonën e ish bllokut në Tiranë dhe finalizimit të grabitjes së parave të një pike gazi po në kryeqytet, vetëm pak orë më pas shënohet një tjetër vjedhje. Në shënjestë të hajdutëve ka rënë një pikë e këmbimit vakutor në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar kanë mundur të finalizojnë vjedhjen duke marrë para. Policia bën me dije se ata kanë marrë disa të holla në sirtar por kasaforta e këmbimit valuator nuk është prekur dhe autorët kanë ikur nga vendngjarja me një mjet tip “Benz” pa targa.
Por e kjo vjedhje si të tjerat deri tani rezulton pa autorë të identifikuar dhe kapur.