Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si janë sapo zgjohen vajzat e grupit “Little Mix” , përgjigjen e keni në videon e tyre të fundit, “Hair”.
Duke u hedhur mbi krevat me pizhame të mëndafshta seksi, Perrie Edëards, Jesy Nelson and Jade Thirlëall ndihmojnë Anne Pinnock të hedhë pas krahëve një djalë të keq, nën tingujt e këngës së tyre guxuese.
Të shoqëruara nga superstari Sean Paul, këngëtaret e zjarrta tregojnë se si është të flesh në shtëpinë e shoqes së ngushtë ndërsa bëjnë më të mirën për të hequr qafe një të dashur tradhtar me kokteile dhe pizza.
Videoja u lancua në Vevo të mërkurën dhe është xhiruar brenda një rezidence luksoze ku vajzat u harbuan me kënaqësi të thjeshta prej vajzash.
Një natë e kaluar në shtëpi me “Little Mix” nuk është shumë ndryshe nga performnacat e tyre në skenë ku ato shfaqen me veshje të kursyera duke bërë striptizë. Për të gjithë kureshtarët, videon e gjeni në Vevo.