Gjatë mesnatës së kaluar, rreth orës 02:40 në zonën e Unazës së Re janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel” si pasojë e zjarrit si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”. Mjetet kanë qenë në pronësi të shtetases A.A, banuese në Tiranë ndërsa autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi me inicialet O. M, 27 vjeç, banues në Tiranë. O.M ka qenë i fejuari i motrës së shtetases A. A, me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij personi ka qenë shkatërrimi i automjetit të A. A dhe të bashkëshortit të saj. Mësohet se A.M. punon pedaogoge në Universitetin Bujqësor Kamëz dhe motra e saj jetonte me të.