INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër kandidat i penduar i ikën Patozit, ‘Kam shqetësime me shëndetin’

Një tjetër kandidat i penduar i ikën Patozit, ‘Kam shqetësime me shëndetin’

Publikuar më: 15:47 24-05-2019

Është tërhequr një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike nga gara e 30 qershorit. Bëhet fjalë për Ylber Gjatën, të cilin BD e Astrit Patozit e kishte kandiduar për Bashkinë Kamëz. Në letrën që ai i ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve argumenton se ka probleme shëndetësore. 

“Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultimeve me disa mjek që unë i kam miq të mi, sipas këshillave të tyre, unë duhet të bëj një vizitë të detajuar mjekësore jashtë vendit”, shkruan ai në letrën drejtuar KQZ. Ylber Gjata është kandidati i katërt i Bindjes Demokratike që dorëhiqet nga gara për kryebashkiak.

Të martën e kësaj jave kandidati për Bashkinë Kavajë i Bindjes Demokratike, Bledar Sinella deklaroi se nuk do të jetë pjesë e garës, në një kohë që 30 qershori është shumë afër.
Sinella në kërkesën dorëzuar KQZ për ç’regjistrim, shprehej se në media e kishte marr vesh se ai ishte kandidat i siglës Bindja Demokratike për Kavajën.
“Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale. Rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë”, shprehet Sinella.
I pari që shprehu pendesë ishte kandidati për Skraparin, Dejvis Hebibasi. Nga gara është larguar dhe kandidati për Lezhën, Salvador Kaçaj. Pritet të shikohet nëse gjatë ditëve në vijim do të ketë të penduar të tjerë. Aktualisht Bindja Demokratike do të garojë me 21 kandidatë, nga 25 që u regjistruan në fillim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996