Një tjetër lulishte pritet t’i shtohet kryeqytetit.
Këtë të shtunë Bashkia Tiranë ka nisur rehabilitimin e sipërfaqes së mbuluar nga balta pranë Bankës së Shqipërisë.
Brenda një muaj janë hequr të gjitha papastërtitë ndërsa do të përfundojë edhe pjesa më e madhe e punimeve.
Kjo hapësirë mjaft e frekuentuar nga qytetarët do të transformohet në një hapësirë të gjelbër dhe çlodhëse jo vetëm për banorët e pallateve përreth, por edhe për kalimtarët.