Duket si film triller, por është e vërtetë! Një makinë e tretë që shton edhe më shumë enigmën e arsyeve pse kaq shumë automjete të hedhura në liqenin e Shkopetit është zbuluar këtë mesditë nga polumbarët.
Policia e Dibrës sqaron se polumbarët e Renea-s paraditen e së enjtes rinisën kërkimet në Liqenin e Shkopetit për gjetjen e automjetit që dyshohet se kishte rënë në liqen tre netë më parë bazuar në disa prova materiale të gjetura në vendngjarje. E pas tre orë zhytje ata kanë evidentuar në thellësinë 24 metra, një tjetër mjet, për të cilën mundën ta nxjerri nga liqeni. Po nga verifikimet paraprake rezulton se makina mund të ketë të paktë 3 muaj nën ujë.
Dy ditët e fundit veç këtij automjeti kanë nxjerrë dhe dy të tjerë po në ujrat e Shkopetit.
Po seç enigma apo ngjarje të tjera të rënda "mbart" në thellësi ky liqen kjo do shihet në ditët në vijim…