INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër opozitar djeg mandatin

Një tjetër opozitar djeg mandatin

Publikuar më: 14:15 24-02-2019

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me kryedemokratin Basha dhe ka firmosur këtë të diel djegien e mandatit të deputetit. Kreu i PR Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të deputetëve opozitarë, që gjatë javës së shkuar dorëzuan mandatet.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Edhe pse nuk e ka kryer veprimin, Ndoka e ka konformuar se do e dorëzojë mandatin, njësoj si kolegët e tij opozitarë.
Rudina Hajdari është një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe ende nuk ka firmosur djegien e mandatit.  I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, ndërsa nga LSI-ja Lefter Koka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559