Pas Rike Roçit dhe dyshimeve rreth një lidhjeje të mundshme me Strakoshën, një tjetër opsion është zbuluar në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës, teksa e ftuar ka qenë këngëtarja Greta Koçi.
Ermali, nisur edhe nga ndonjë informacion paraprak, e ka pyetur këngëtaren nëse e ka ngacmuar ndonjë futbollist i kombëtares, e pasi ajo ka treguar një rast pa zbuluar identitetin e tij, Ermali ka thënë: “Aman ai portieri Strakosha a të ngacmoi se ne atë kemi merak si staf”.
Më tej, kur Kejvina Kthella ka hyrë në studio për të bërë pyetjen e saj, e cila ishte “çfarë të pëlqen tek fiziku i një mashkulli?” Mamaqi ka ndërhyrë sërish duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për një portier.
Aq mjafton për të nisur dyshimet rreth një lidhjeje të mundshme, e duke qenë se në Instagram të dy ndjekin njëri-tjetrin, na bën të besojmë se ngacmimet e Ermalit nuk kanë qenë boshe.